Bylykbashi: Alibeaj nuk ka asnjë tagër politik për të përfaqësuar PD-në

“Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë tagër politik që të përfaqësojë partinë demokratike në bisedimet konsensuale me mazhorancën për të zgjedhur presidentin”. Kështu tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në emisioni Now në Euronews Albania teksa shtoi se, Alibeaj nuk mund të shkojë në bisedime si kryetar i grupit të PD në një kohë që kuvendi i PD ka hapur vakancën për kryetar grupi.

Bylykbashi tha se, mazhoranca nuk mund ta përcaktojë përfaqësuesin e opozitës, pasi në këtë mënyrë po thellohet ndasia në një proces që kërkon konsensus.

“Ka një vendim të kuvendit të PD që deklaron vakancën e kryetarit të grupit, pasi mënyra si u zgjodhën nënkryetarët e PD në 2021 ishte në kundërshtim me statutin. Pas reformës kushtetuese të 2016 kur presidenti u zhvesh nga pozitat politike, qëllimi i Kushtetutës është që zgjedhja e presidentit duhet arritur përmes konsensusit. Nëse ky proces shkon drejt ngacmimit të nervave politike…Nuk mund ta përcaktojë mazhoranca përfaqësuesin e opozitës. Nuk mund të përdoret procesi për të krijuar ndasi në një proces që kërkon konsensus”, tha Bylykbashi. /EuroNews

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply