Kur të detyrojnë të bësh “diversanten”

Nga Luçiano BOÇI

Po përdor këtë termin e dashur shumë për pushtetarët e sotëm, si requiem i së kaluarës nostalgjike të tyre.

Tani me efekt të kundërt.

E di që Ministrja e bën me pasion këtë rol të detyruar si shumë shpesh të tjera.

Madje kalon çdo parashikim:

Akuzon prindërit e fëmijëve të shkollës “Rexhë Deliu” në Rinas, nuk e di me çfarë kuraje, sepse këta po privonin fëmijët e tyre nga e drejta kushtetuese për arsimim duke i bërë pjesë të protestës.

O Zot çfarë arsyetimi?!

Këta “vrasësit e arsimit” kudo në Shqipëri, paskan kapur “vrasësit”e Rinasit!!?

Paskën gjetur fajtorë në parajsën e varfërisë.

Banalitet i miksuar me arrogancë ky!

Privuesit e vërtetë janë ata pushtetarët.

Është vetë Kryeministri, ministrja, shpura e tyre e ARRSH-së që nuk pyesin fare që në Rinas, në Shqipëri ka udhëtarë por ka dhe njerëz, të rritur e fëmijë që jetojnë përditshërinë e tyre e normalitetin e tyre.

Dhe ti nuk mund t’ia prishësh ashtu tak-fak jetën e përditshme pa një projekt, pa një paralajmërim, pa një konsultim, pa një miratim me komunitetin. Dhe pa një zgjidhje alternative!

Si mund të vijojë një nxënës mësimin normal, kur jeta në familjet e tyre nuk rrjedh normalisht, kur prindërit jetojnë anormalitetin e pushtetit, për shkak të abuzivizmit e arbitraritetit me jetën e njerëzve?!

Ministre na e kurse diversionin e pa logjikë dhe bëhu njëherë të vetme shprehëse e interesave të nxënësve dhe prindërve!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply