Qeveria tërhiqet pas protestave, rruga e Rinasit kthehet në gjendjen e mëparshme me dy korsi

Protesta e banorëve të Rinasit jep rezultat. Qeveria tërhiqet nga vendimi absurd për ta bërë rrugën e Rinasit një aks me një korsi.

Vendimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar penalizonte mijëra banorë të zonës, por edhe mbarq veriun e vendit që synon aeroportin.

NJOFTIM‼️

Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.

📍Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.

📍Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes.

About Redaksia2

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply