Konferencë shtypi shumë pozitive e premtuese në Berlin, Scholz-Kurti!

Nga Tritan SHEHU

Konference shtypi shume pozitive e premtuese dje ne Berlin, Scholz-Kurti!

Se pari duhet falenderuar Z.Scholz per dy qendrime te qarta:

1-Mos mbeshtejen qe tregoi ndaj nismes se Vucic per “Ballkanin e hapur”, nisme e cila synon te erresoje projektet europiane e te drejtoje Rajonin drejt Rusise nen lidershipen e Serbise, duke e neglizhuar totalisht ate.

2-Per vendosmerine, qe tregoi per ecjen perpara me Procesin e Berlinit, thelbesor ky ne bashkepunimin e plote Rajonal nen lidershipin e Brukselit, e shpejtimin e integrimit tone europian.

3-Ne kete kontekst edhe per angazhimin, qe mori per involvimin e tij personal ne kete proces, qofte dhe duke vizituar personalisht Rajonin.

Se dyti duhet pershendetur Kryeministri Kurti:

1-Per qendrimin e Qeverise se Kosoves ne vendosmerine per te qene pjese vetem e nismave Rajonale te iniciuara nga BE e vendet antare, ku te gjithe jane te barabarte reth nje tryeze bashkepunimi e integrimi, gje qe e konfirmoi qartesisht edhe dje.

2-Per refuzimin per tu bere pjese e nismes serbe te “Ballkanit te hapur”, alias “Jugosllavia e Re”, me fytyre nga Rusia e Lindja.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply