Më shumë se 5 milionë lekë të vjetra borxh për çdo shqiptar…

Nga Igli CARA

Borxhet në ekonominë shqiptare, kanë kapur shifrën 106.5% të PBB-së në vitin 2020, nga të cilat 77.6% përllogariten si borxh publik dhe 28.9% si borxh privat i jashtëm.

Të dhënat e Bankës Botërore, janë të përfshira në raportin e pranverës për vendet e rajonit të Europës Qendrore dhe Lindore.

Referuar “Monitor” në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria u rendit e dyta pas Malit të Zi për borxhet totale në ekonomi.

Që nga publikimi i këtij raporti kam pritur reagime të deputetëve të PS mbi këtë situatë alarmante, por me sa duket kanë zgjedhur të heshtin.

Janë të njëjtët që debatonin me tone të larta në 2009-2013, mbi borxhin publik, pavarësisht se ishte i mbrojtur me ligj për të mos kapërcyer shifrën 62 %.

Paradoksalisht nuk ka asnjë reagim, ndonëse vlera e borxhit është më e lartë se 100%.

Sipas të dhënave nga “Open Data Albania” për vitin 2022, borxhi publik për çdo shqiptar është parashikuar të jetë rreth 4,099 euro ose mbi 5 milionë lekë të vjetra.

Krahasuar me pesë vite më parë, shifrat janë rritur me 31% .

Këmbanat e alarmit kanë kohë që bien.

Rritja e borxhit është një praktikë që ka çuar jo pak vende në recesion, duke filluar nga fqinjët tanë.

Eshtë koha të reagojmë, të gjithë bashkë, për t’i dhënë fund këtij regjimi, që pasurohet në kurriz të shqiptarëve, që përveç se të varfër, janë zhytur në borxhe, pa e ditur, si pasojë e kësaj qeverie të papërgjegjshme.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply