PD Kavajë: Të zbardhet vrasja në Komisariat, sot në orën 20:00 me të rinjtë për të ndezur qirinj

Kryetari i PD, Kavajë, Hysen Kadiu i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit Ilvi Meta, i cili humbi jetën ditën e djeshme në ambjentet e komisariatit të Kavajës. Kadiu Kërkon zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur banorët e Kavajës.

Reagimi i kreut të PD Kavajë, Hysen Kadiu

Jam thellësisht i tronditur nga ngjarja e ndodhur dje në ambjentet e komisariatit të Kavajës, ku humbi jetën në rrethana misterioze Ilvi Meta, një i ri i qytetit tonë.

Duke qenë se e kam ndjekur situatën nga afër, shpreh mbështetjen time për Agimin dhe familjarët e Ilvit, të cilët nuk reshtin së kërkuari zbardhjen e plotë dhe sa më shpejt të ngjarjes.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Meta për humbjen e jetës së djalit të tyre!

Në shenjë solidariteti, i bashkohem thirrjes së të rinjve për të ndezur qirinj pranë komisariatit të Kavajës, sot në orën 20:00, në vendin ku ndodhi dhe ngjarja që na shokoi të gjithëve!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply