Boçi: Mbledhja e thirrur nga Alibeaj është nul! Ka tagrin e Ramës dhe Ballës, por jo të demokratëve

Nënkryetari i të grupit parlamentar të PD, Luçiano Boçi reagoi pasi Enkelejd Alibeaj deklaroi se, ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar për çështjen e presidentit të ri.

“Lidhur me mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur sot nga zoti Alibeaj, në cilësinë e nënkryetarit të grupit deklaroj se ajo është nul.

Reagimi i Luçiano Boçit

Lidhur me mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur sot nga zoti Alibeaj, në cilësinë e nënkryetarit të grupit deklaroj se ajo është nul.

Është nul për dy arsye:

Së pari:

Zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve te cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 Prill.

Së dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi.

Prandaj nga ky moment kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Grupi parlamentar i PD nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon Rama-Balla.

Ne nuk mund të shkojmë pas qerres së Ramës çfarëdolloj pamje të ketë ajo.

Këtu nuk bëhet fjalë për bojkot.

Koha e bojkotit dhe e pazareve ka perënduar.

Qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar, si organi më i lartë vendimarrës politik pas Kuvendit dhe e pasqyron në qëndrim Grupi Parlamentar.

Kjo është rruga statutore e funksionimit të Partisë Demokratike.

About Redaksia

Check Also

Rama thotë në polici se i rrezikohet jeta nga Adriana Kalaja

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori nisjen e një procedimi ndaj anëtares së Kryesisë …

Leave a Reply