Dëshmia tronditëse: Ilvi ishte duke buzëqeshur, si mund t’i jepte fund jetës?!

Kushërinjtë e të riut Ilvi Meta, që vdiq i varur në komisariatin e Kavajës, e kanë parë trupin e tij pas vdekjes dhe kanë mbetur të habitur nga mimika e të ndjerit: Fytyra e tij ishte borë e bardhë dhe duke buzëqeshur! Në një intervistë me audio për SYRI TV, djali i xhaxhait ka rrëfyer atë që ka parë dhe e ka lënë të befasuar. Ai priste të shihte një të ri me fytyrë të nxirë pas vetvrasjes, siç pretendohet, po në realitet Ilvi në arkivol shfaqet duke buzëqeshur.

Rrëfimi i djalit të xhaxhait të Ilvit

“Unë e kam kontrolluar personalisht trupin me Pleartin dhe djalin e xhaxhait tjetër.  Dyshohet që është mbytur.

E para. Ka shenja në qafë, sepse xhaxhi që tha se nuk ka shenja në qafë, është i dyzuar, por ka dash thënë që shenja në qafë është përpara, nuk është te pjesa e mbrapse, shenja e qafës. Është përpara, sikur është mbytur, është deri tek kjo pjesa këtu, sikur është mbytur nga mbrapa.

E dyta. Është e vërtetë që është mbytur me lidhësen e kapuçit. Ky është varianti zyrtar i fundit. “Zyrtar” akoma s’e dimë, por ky është varianti i fundit që na kanë thënë.

Babai ndërhyn: “Nuk e dimë në i ka shenjat nga mbytja apo…Kjo që thua ti është më e saktë, sepse në qoftë se nuk ka rreth mbrapa…”

Vazhdon kushuriri:”Atëherë do të thotë që nuk është varur. Po themi dyshimet që ne kemi.

Fakt tjetër, kur e kemi kontrolluar: Kur njeriu mbytet, fytyra e njeriut nxihet, sepse nuk qarkullon gjaku. Fytyra ishte borë e bardhë. Ishte një fytyrë shumë e rregullt, sikur sapo kishte ndërruar jetë. Tjetër gjë ishte se sytë i kishte të hapur dhe ishte duke buzëqeshur. Sot po të shkojmë dhe ta hapim, ai është duke buzëqeshur.

Si mundet një njeri që është duke i dhënë fund jetës të jetë duke buzëqeshur?! Edhe në qoftë se  e kanë mbytur, si mund të buzëqeshësh?! Po ai është duke buzëqeshur”.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply