Anketimi i IDM: Këmbanë alarmi për politikën

Nga Bujar LESKAJ

Sipas një anketimi kombëtar “Shqipëria në Kuvendim”, publikuar të premten nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, shumica e shqiptarëve janë të pakënaqur me demokracinë shqiptare, funksionimin aktual të saj dhe mosbesues ndaj partive politike.

Mbi 60% e qytetarëve pohuan se janë pak dhe aspak të kënaqur me mënyrën se si funksionon demokracia në Shqipëri.

Anketimi zbuloi zhgënjimin e gjerë të qytetarëve shqiptarë nga politika. Mbi 50% e të anketuarve mendojnë se deputetët njohin pak dhe aspak shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve dhe zonave të cilat i kanë mandatuar.

Rreth 70% e qytetarëve të pyetur nuk besojnë se parlamenti bën punët e duhura, por shprehin interesin që të gjithë projektligjet duhen konsultuar me qytetarët dhe grupet e interesit, pavarësisht nga kostot dhe kohëzgjatja e procesit.

Personalisht e shikoj këtë zhgënjm të qytetarëve shqiptarë nga politika si një shuplakë dhe thirrje të fortë për reflektim e ndryshim të menjëhershëm nga të gjithë ne politikanët dhe veçanërisht nga deputetët.

Në rast se ne politikanët shkojmë e përballemi ndershmërisht me qytetarët, nëse dëshmojmë më shumë nder, guxim e besim në politikë, të gjitha sfidat kalohen, të gjitha problemet zgjidhen dhe ëndrrat e rinisë e shqiptarëve bëhen realitet!

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply