“Presidenti”/ Këlliçi: Nuk do bëhemi farsë e një procesi të kapur nga Rama

Deputeti  Belind Këlliçi komentoi për Syri Tv mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD këtë pasdite ku u miratua rezoluta për qëndrimin politik të PD në lidhje me përzgjedhjen e kandidaturave për Presidentin e Shqipërisë dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij këshilli.

Këlliçi e quajti zgjedhjen e Presidentit një process jetik për të cilin shtoi se, PD do ta trajtojë me seriozitetin maksimal. Ai theksoi se PD s’do bëhet farsë dhe koperturë e një procesi të kapur që në fillim nga Rama.

“Proces jetik shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me figurën e unitetit kombëtar të vendit, proces që do trajtohet me seriozitetin maksimal nga ana e PD.

Rezoluta u miratua në mënyrë unanime. Tagrin do e ketë një komision që do caktohet nga Komisioni i Rithemelimit. Deputetët do shprehen përmes votës së tyre.

Garantojmë se PD nuk duhet të bëhet dhe nuk do bëhet farsë dhe koperturë e një procesi të kapur që në fillim nga Rama, procesi i Presidentit në zarf si ky që kemi parë muajin e fundit”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply