Shkarkohet prokurori që kërkoi të kontrollohen tabulatet telefonike të Ramës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja. Prokurori nuk ka mundur të kalojë kështu procesin e vetingut.

Gjatë seancave të vetingut, prokurori kishte kërkuar që të kontrollohen tabulatet telefonike të kryeministrit Edi Rama, pasi ka kontakte me njerëz të krimit.

“Meqë tabulatet e mia telefonike i kanë marrë me telefonata, me kontakte, me subjekte politike, të bëjnë të njëjtën gjë edhe për një subjekt që kam pasur nën hetim dhe ka patur komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin,” u shpreh Ndoja në seancën e vetingut.

Arjan Ndoja nuk e saktësoi se cili ishte personi nën hetim që komunikonte direkt me Edi Ramën dhe as dosjen në të cilën është regjistruar ky komunikim.

Arjan Ndoja mbeti i plagosur në 1 nëntor të vitin 2019, pasi iu bë atentat teksa lëvizte me automjetin e tij në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply