Sulmi i Bardhit për të rikthyerit në PD/ Berisha: Kthim i merituar dhe i vonuar!

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, komentoi në konferencën për shtyp, sulmin që u bëri Gazment Bardhi disa të rikthyerve në PD.

“Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari nuk u pajtuan me djegien e mandateve. Në Kuvendin e 30 prillit u miratua një rezolutë ku u dënua ky akt dhe përcaktohej se PD kurrë nuk mund të djegë mandatet. Unë mendoj se qoftë Murrizi, qoftë Hajdari meritonin plotësisht vendet e tyre në PD për qëndrimet që ata mbajtën.

E njëjta gjë edhe me Jozefina Topallin, e cila së bashku me Imamin, Patozin dhe të tjerë, me një pusi të shëmtuar politike, u asgjësuan si politikanë në PD. Me pusinë që u bëri Basha, u dha atyre të drejtën e Zotit që të ndërmarrin çdo akt kundër tij. Basha i bëri ata të paqenë, vetëm pse i bënin hije atij.

Ai kthim ishte jo vetëm i vonuar, por edhe i merituar. Ju e patë sa mirë i priti audienca e demokratëve. Për kohën që ata ishin, ata qëndruan opozitë e vërtetë në PD në çdo rrethanë.

Reformën zgjedhore e futi në kaos Lulzim Basha. Ai humbi çdo marrëveshje me Edi Ramën. Nëse je i tillë, atëherë pse vazhdon me marrëveshje? Unë nuk fajësoj Rudinën, por fajësoj Bashën. Rudina ishte një deputete, PD është një forcë politike me muskuj. A i tregoi ajo muskujt Edi Ramës? Asnjëherë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply