Larg duart nga Tirona!

Nga Alba KEPI

Ne mediat e portalet shqiptare por dhe ne ato italiane qe ndjekin futbollin europian e derbin e skuadrave me te forta, kjo fotografi po ben xhiron e webit!

Miq, kolege o te njohur pyesin se kush eshte personi ne bash te kesaj foto?

Pronari i Tirones?
Jo!
Sponsori?
Jo!
Kapo ultrasi?
Jo!
Kryetari i Bashkise?
Jo!

Ish lojtar? Gazetar? Dashamires i qytetit? Banor autokton? Analist o hulumtues i historise se kesaj skuadre?
Jo!

Eshte thjeshte e qarte personi i fundit qe prisnim te gjenim ne mes te gezimit e euforise se lojtareve e te stafit, ne festen e ketij titulli te merituar me mundin e shqetesimin e padrejtesive te fushes, arbitrimit e politikes se viteve te fundit.

E pabesueshme deri ne absurditet kjo prani ne mes te zemres bardh e blu!

E dhimbshme deri ne pabesi buzeqeshjet e shikimet e personave qe ka ne krahe e qe perkedhelin kete prani duke fyer ndjeshmerine e cdo tifozi e te cdo tironsi!

I ngjan nje fotoporosie “te qokuar” per te lare mekatet e imazhin qe kjo “prani” ka tek populli bardh e blu, komunitet i lind e i rrit me bardhesine e merhamonit te ijeve tona e blune e Dajtit e te qiellit te Tirones!

Askush nuk ka guxuar me pare te bej nje kompromis te tille me amanetin tone!

Diabolike fotografia dhe xhiro e saj ne web, permes faqes zyrtare te Klubit!
C po luhet pas?
Politike!
Biznes?
Pisllik?

Kjo prani eshte antidota e historise se klubit!

Tifozeria bardhe e blu sfidoi diktaturen, e ne shkallet e stadiumit shperndaheshin thirrje e aksione antikomuniste, per te cilat tifozet u burgosen, u internuan, u pushkatuan!

Kjo tifozeri mbush po sot stadiumet me banderolat e thirrjet kunder atyre qe dhe sportin e futbollin e kane pushtuar me politiken e mashtrimit e arrogancen e pushtetit!

Ky komunitet shpirt blu e zemer bardhe, valevit flamuret e oshetin kore kunder pasuesve te komunizmit, mafiozeve e oligarkeve qe i heqin tituj, kupa, e i shkaterrojne skuadren!

E vertete, tifozeria e populli tirons eshte zemergjere e mikprites per cdokush qe hyn ne dere dhe pa ftuar, por merhamonbardhat na kane lone nje tjeter amanet qe thote; do shkoj bari m’rronje!

E ky bar i keq qe eshte shfaq kaq dhunshem ne mes te fushes sone, duhet me u shkul pa u rrit, ndryshe do infektoj gjithe rrenjet!

Politike, pisllik o biznes qofte, larg duart nga Tirona, askush nuk guxoj deri sot e askend nuk kemi per ta lene te shkurrezoj fushen tone!

Ija merhonbardha eshte cu nga varri e po ju thote; “hapni syte kush e di ku po rref sahati!’

About Redaksia

Check Also

Nga gënjeshtra në gënjeshtër!

Nga Lutfi DERVISHI E mbyllim TikTok për sigurinë në shkolla?!!! Ngjarja tragjike te Fan Noli ka …

Leave a Reply