Berisha: Duhet analizuar gjendja e Ramës, ai vuan nga kompleksi i vdekjes!

Lideri i PD, Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të Ramës i cili e quan ish-kryeministrin ‘të vdekur’. Berisha tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se duke analizuar gjendjen e Ramës, ai vuan nga kompleksi i vdekjes.

Më tej Berisha tha se, qeveria është e dekompozuar nga të gjitha shenjat që shohim pasi skandalet që kanë ‘plasur’ kutërbojnë jo vetëm në Shqipëri, por në Europë e Botë.

“Nuk e ka fshehur, i ka deklaruar mediave franceze e italiane që vuan nga kompleksi i vdekjes. Kompleksi i vdekjes e ndjek atë.

Po shpërthejnë skandalet, po kundërmojnë jo vetëm në Shqipëri, por në Europë dhe Botë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Jo më beton, korrupsion dhe patronazhista”! Binaj thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë për ndryshim

Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë, Florjan Binaj u ka bërë thirrje qytetarëve …

Leave a Reply