Berisha: Pas 22 majit pazaret marrin fund, protesta në të gjitha format!

Lideri i PD, Sali Berisha tha në Syri Tv këtë mbrëmje sa opozita pas 22 majit, datë kur do mbahen dhe zgjedhjet për kreun e PD, do të mbrojë interesat e qytetarëve shqiptarë përballë regjimit të Edi Ramës.

Ish-kryeministri theksoi se do të zhvillojnë takime masive, protesta dhe do të përdorin të gjitha format demokratike për të rrëzuar regjimin.

“Do mbrojë interesat e shqiptarëve nga regjimi i Ramës. Takime, protesta dhe të gjitha format demokratike të një shoqërie të lirë, nuk do bëjë pazare. Pazaret marrin fund”, tha Berisha.

Ish-Kryeministroi komentoi edhe darkën e Edi Ramës me Lulzim Bashën në Dhërmi si dhe draftmarrëveshjen për Reformën Zgjedhore me prim, duke u shprehur se opozita do ta kundërshtojë fuqimisht atë.

Kryesia e re e PD pritet të zgjidhet pas 22 majit, tha Berisha, kur demokratët të kenë zgjedhur kryetarin e PD.

Pjesë nga intervista

Zgjedhjet për kryetarin e PD

Sali Berisha: Unë mund të them një gjë, nëse ka një njeri, sa mund të jetë independent një njeri në parti, është Ibsen Elezi, ka qenë kryetar qarku, kryetar partie. E konsideroj një demokrat të denjë. Ai është një zë që ka qëndruar i pavarur, kontestator… Është demokrat, një njeri i rritur në PD. Mirë me Bashën që s’është pajtur ndonjëherë, por edhe ndaj meje ka mbajtur qëndrimet e veta. Ai e paska dhënë shpjegimin, “e bëj për PD-në”, dhe unë ia besoj, ai mbase e sheh që nuk fiton, por thotë që partia të ketë garë dhe unë e përgëzoj. Ai do të bëjë fushatën e tij, unë do të bëj fushatën time.

Çfarë ndodh me opozitën pas 22 majit?

Sali Berisha: Opozita do të përpiqet të mbrojë ineresat e qytetarëve shqiptarë nga ky regjim. Do përdorë parlamentin gjerësisht, takimet, protestat, të gjitha format demokratike të një shoqërie të lirë. opozita nuk do të bëjë pazare me Edi Ramën, kjo është e sigurtë, pazaret marrin fund. E lexuat ju? Të mos ketë qenë në funksione shtetërore në 5 vite te fundit. Ky është kandidati i Edi Ramës. Në këto 5 vite Edi Rama e ka patur në detyrë tjetër. Këta diskreditojnë veten.

Draft marrëveshja e Dhërmiut Basha-Rama

Çim Peka: Në këmbim të zgjedhjeve të parakohshme Rama kërkon të miratohet një Reformë Zgjedhore me prim, nëse Rama-Basha me votat e Bahës në Parlament e bëjnë këtë, ç’do të bëjë opozita?  

Sali Berisha: Opozita do të përdorë të gjithë forcën e saj për të protestuar ndaj kësaj. Edi Rama ka refuzuar primin në 2008 në mënyrë kategorike. Unë ia propozova, e ka Spanja, Greqia, Gjermania, Edi Rama ishte gati të hidhte poshtë të gjithë procesin që të mos e pranonte. Edi Rama tani e kërkon për partinë me kusht që të mos ketë koalicione, këto mund t’ia shesë Lulzim Bashës por kurrë Partisë Demokratike. Kurrë më do të jetë ajo që ka qenë ndaj dhunimeve elektorale të Edi Ramës. Kjo merr fund. PD s’do të jetë më kurrë ajo që ka qenë.

Kryesia e re e PD

Sali Berisha: Kryesi do të ketë pasi të zgjidhet kryetari i PD. Statuti parashikon që kryetari bën disa propozime. Unë kisha një mendim që kryetar mund të konsiderohej komisioni i rithemelimit, por juristët nuk ishin të këtij mendimi dhe dilnin disa shkelje të neneve të statuti dhe thamë jo. Pra, pas 22 majit. Kuvendi vendosi që Komisioni i Rithemelimit qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e Kryesisë së PD. Kemi Këshillin Kombëtar, kemi kryetarin e Këshillit Kombëtar.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply