Enkelejdi braktiset sërish nga deputetët, Salianji: Drafti i Alibeajt i njëjtë me të Ramës

Deputeti i PD, Ervin Salianji u shpreh sot në një deklaratë se, nuk ka kuorum dhe as këtë të hënë nuk është mbledhur kryesia e grupit parlamentar të PD.

Salianji ka komentuar draftin e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Sipas Salianjit, po i shkohet pas kritereve të Edi Ramës, duke kujtuar se kryeministri është shprehur se Presidenti nuk duhet të jetë politik.

Ndërkohë sipas Salianjit, Presidenti duhet të jetë patjetër personazh i politikës.

“Edhe sot nuk pati mbledhje të kryesisë së grupit parlamentar. Ka pasur përpjekje nga unë që të përfshiheshin në mbledhje edhe deputetë të PD, të Rithemelimit. Ka pasur dakordësi nga zoti Boçi në emër të tyre. Praktika parlamentare e PD, ne funksionojmë me rregulloren e PD, e jo të Ramës. Ajo përcakton që kryesia përbëhet nga kryesia e vogël e grupit parlamentar. Kam komunikuar me pjesën më të madhe dhe nuk kam pasur njoftim për mbledhje. Rrjedhimisht nuk ka mbledhje sepse nuk ka kuorum”.

“Dua të besoj që është naivitet politik të thuash që Presidenti i ri nuk duhet të jetë në politikë në 5 vitet e fundit do të thotë t’i shkosh mbrapa Ramës. Grupi parlamentar i PD mendon që Presidenti duhet të jetë politik. Shikoni në Itali, Matarella vjen nga një eksperiencë të gjatë politike. Të gjithë mund të bien dakord për atë pensionistin me biçikletë. E gjitha kjo bën të zhvendoset vëmendja”, tha Salianji.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply