Punëtorët e inceneratorit të Fierit janë hedhur sërish në protestë sot, sepse kanë katër muaj pa marrë rrogat dhe tashmë kanë hyrë në muajin e pestë.
Gazetari Xhemil Beharaj, duke sjellë pamjet nga vendngjarja, njoftoi se punonjësit kanë bllokuar portën kryesore dhe pesë automjete me mbeturina urbane kanë mbetur jashtë.
“Nuk do të lejojmë asnjë makinë të shkarkohet tek “gropat” pa ardhur e pa negociuar me ne se çfarë do të bëhet me pagat tona”, thonë ata.
Në këtë incenerator sillen mbeturinat e katër bashkive: Fier, Lushnjë, Patos dhe Roskovec. Tri nga pesë makinat me mbeturina që kanë mbetur pa u shkarkuar janë të bashkisë së Lushnjës.