Shërbimet e fundit të palaçove të Ramës

N/kryetari i grupit të PD, Ervin Salianji akuzon Enkelejd Alibeajn se po vazhdon me rrugën e vjetër të Lulzim Bashës, politikën e faktit të kryer, pasi publikoi draftin e qëndrimit për kriteret që duhet të ketë Presidenti i ri, pa i diskutuar me Kryesinë e Grupit Parlamentar.

Ai i kërkoi Alibeajt që të heqë dorë nga kjo praktikë, teksa mëngjesin e sotëm dështoi mbledhja e Kryesisë së Grupit të PD-së.

“Nuk ka pasur mbledhje të Kryesisë së Grupit të PD-së. Rregullorja përcakton se kryesia e grupit përbëhet nga kryesia e vogël e grupit dhe kryetarët dhe n/ kryetarët e komisioneve. Nuk ka kuorum dhe nuk ka mbledhje.

Drafti për Presidentin? Dua ta besoj se është naivitet politik. Të thuash që kandidati për president nuk duhet të ketë qenë i angazhuar në politikë në 5 vitet e fundit, është t’i shkosh pas Ramës. Se këtë e tha Rama në parlament. Presidenti duhet të jetë politik. Institucioni nuk është për të pasur pensionim të mbarë. Kritere qesharake.

Ka një hile, që cdo herë që ka një mbledhje të grupit, ka pasur mbledhje të përjavshme të kryesisë së grupit dhe para se dokumentet të bëhen publike diskutohen njëherë. Me ecjen me politikën e faktit të kryer, u ndamë. Një person nuk mund të diktojë axhendën e grupit.

Nuk ka draft të grupit. Nuk ka pasur mbledhje. Është një dokument i dalë me të njëjtën mënyrë dhe stil deri në 7 mars, kur iu kërkua dorëheqja. Nuk mund të vazhdohet me të njëjtën frymë dhe model” tha ai. Më pas Ervin Salianji akuzoi qeverinë për një tjetër vjedhje sipas tij, fondin e ri për rrugën Korçë-Ersekë.

About Redaksia

Check Also

VOA: Breshëri bombash molotov ndaj qeverisë dhe Bashkisë, Berisha kërkon qeveri teknike

Disa breshëri bombash molotov drejt selisë së Këshillit të Ministrave, kërkesa këmbëngulëse për largimin e …

Leave a Reply