Berisha: Deklaratat e Alibeajt të dala nga zyra e Ballës dhe Ramës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, ku ka trajtuar edhe çështjen e presidentit. Sipas Berishës, posti i presidentit është qartësisht një post politik dhe se kriteret e deputetit Alibeaj kanë si synim zgjedhjen e presidentit që do Rama. Berisha theksoi se më e hidhura në këtë proces është fakti se Rama po e trajton këtë çështje si familjare.

Berisha: Sigurisht që përfishet i gjithe spektri opozitar. Të imagjinosh një president jo politik është një absurditet pasi posti i presidentit është qartësisht politik. Vërtetë nuk është post ekzekutiv por kjo nuk do të thotë se nuk është politik. Çdo kriter tjetër kundër këtij kriteri është i gabuar, i stisur dhe no sens, por nëse e keni fjalën për kriteret se si i vlerëson kriteret e deputeti Alibeaj, ka një deklaratë të PD-së janë të gjitha të dala nga zyra e Ballës apo Ramës dhe s’ka asnjë synim tjetër vetëm të zgjedhë presidentin që do Rama.

Ju e keni vënë re se si procesi më serioz i një vendi dhe për një shtet u katandis në një proces familjar. Në njërën anë Batoni që është zëdhënësi më autentik i Ramës, thotë se si Linda Basha nuk ka kandidatë tjetër, Rama u thotë deputetëve të vetë se emri im është më i propozuari nga ju, edhe pse e kanë propozuar apo jo këtë smund ta marim dot vesh. Por më e rënda dhe e hidhur është se po trajtohet si një çështje familjare. Familjare nuk është trajtuar asnjëherë, ka ndodhur vetëm në Argjentinë njëherë por aty ka pasur çështje tragjike dhe sbënë me u fut aty.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply