City dhe Liverpool mund të luajnë një finale për titullin kampion

Liverpooli dhe Manchester City mund të luajnë një finale të paprecedentë për të vendosur fituesit e titullit këtë sezon në Angli, vetëm 3 ditë përpara finales së Champions-it.

City kryeson +3 pikë në 3 javët e mbetura. Në rast barazimi pikësh pas javës së 38-të, atëherë rregullorja e Premier Ligës e përcakton renditjen përfundimtare nga golavarazhi i përgjithshëm, i cili është në favor të “Qytetarëve” për momentin +4.

Por në rast se deri në javën e fundit do të kemi edhe aty barazi totale, atëherë rregullorja parashikon që të vendoset nga rezultati i përballjeve direkte gjatë sezonit.

Por në këtë rast, kemi barazi totale, sepse si në “Anfield” ashtu edhe në “Etihad” ndeshjet kanë përfunduar me të njëjtin rezultat, 2-2.

Në këtë mënyrë, shtohen shanset për të pasur “play off”-in e parë në historinë e Premier Ligës.

Shefat e Premier Ligës nuk kanë bërë ende asnjë plan për diçka të tillë, por data më e mundshme në rast të një skenari të tillë do të ishte e mërkura e 25 majit, 3 ditë përpara finales së Champions-it në Paris, ku Liverpuli do të përballet me Realin e Madridit.

Por pikërisht për këtë arsye ajo mund të spostohet në datën 8 qershor, 17 ditë pas ndeshjes së fundit të sezonit.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply