Meta: E paralajmërova Bashën për kapjen e Kushtetueses, ai kishte hallin e kastravecit…

Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se mezi pret të përfundojë mandatin si President për t’u kthyer në politikën e vërtetë.

“Shqetësimi im kur u zgjodha President ka qenë të bëja të mundurën që opozita të hynte sërisht në Parlament. Sepse ishin përpjekjet e disa ndërkombëtarëve dhe të Ramës që të linte në çadër opozitën dhe ato mos ishin pjesë e Parlamentit.

Tani mezi po pres te dal nga një “ëndërr”. Presidenca ime nuk ka qene normale sepse vecanërisht gjatë 3 viteve të fundit kam qenë i minuar gjatë ushtrimit të detyrës dhe i tradhtuar nga opozita, që më la të vetëm në përballjen me Kuvendin njëpartiak” – tha Meta që nuk i kurseu akuzat për Luzlim Bashën.

“Presidenca ishte normale, deri në momentin që opozita dogji mandatet. Opozita në mënyrë të qëllimshme, ndërmori hapat e saj, duke mos hyrë në zgjedhje.

Ilir Meta i 2019, kur ata lanë mandatet në parlament ishte i vetëm, dhe i tradhtuar nga të gjithë. Tradhtia e tyre nuk ishte ndaj Ilir Metës, por ndaj Presidentit dhe ndaj Republikës. Presidenti në këto situata, u detyrua të kërkoi dhe ndihmën e popullit.

Basha më la vetëm. E kam thirrur dhe i kam thënë që këta duan të marrin Gjykatën Kushtetuese, ai më thoshte “kemi një problem me kastravecin në Lushnje”. Ua kam thënë të gjithë përfaqësuesve të opozitës, por ai kështu e kishte. Kauzat më të rëndësishme i anashkalonte” – tha Meta në Top Story.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply