Pollo: Po keqpërdoren të dhënat e qytetarëve në e-Albania

Ish-deputi Genc Pollo ishte i ftuar në Ora News foli dhe mbi kalimin e procedurave në portalin e-Albania. Ai tha se, duke qenë se pushteti është përqëndruar në pak duar edhe ato procedura mbrojtëse që janë nuk respektohen.

Gazetari: Përfshirja e të dhënave në portalin e-Albania është anatemuar nga opozita sikur qeveria po kërkon të marrë të dhënat e qytetarëve?

Genc Pollo: Kur nuk funksionon shteti ligjor atëherë dhe serverat që në vetvete funksionojnë mirë nuk kanë si t’i mbrojnë të dhënat e qytetarëve. Të dhënat e qytetarëve po u morën nga një pushtet abuziv përdoren jo për të mirën e tyre. Në rastin më ekstrem përdoren nga bandat kriminale. Në rastin tjetër përdoren nga zyrtarë në konflik interesi sepse ato nuk mbrohen sipas ligjit sepse nuk zbatohen procedurat.

Nuk ka kontroll të brendshëm. Duke qenë se pushteti është përqëndruar në pak duar edhe ato procedura mbrojtëse që janë nuk respektohen. Këtë po e shikojmë hapur në prokurorimin publik por e imagjinojmë sepse  nuk i sheh qytetari me sy se si menaxhohen të dhënat. Ne nuk e dimë si na ka ndodhur dhe mund të ndodhi me të dhënat tona që janë në serverat shtetëror.

Si solli ndër mend dy raste të shpërndarjes së të dhënave atë të patronazhistëve dhe shpërndarjen masive të të dhënave të qytetarëve që kishin të bënin me tatimet dhe pagat.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply