Nga Edi PALOKA
Rama kerkon nga SPAK-u te hetoje gjyqtare e prokurore qe kane pasuri e vila te pajustifikuara!
“Nuk i kemi shpallur ne-thote Rama-po organi i pavarur i Vetting-ut”
Asgje kunder per hetimin madje dhe denimin e atyre qe kane abuzuar me drejtesine dhe shqiptaret per t’u pasuruar me parate e korrupsionit. Jam vete “viktime” e nje akti te tille.
Po komisioni “i pavarur” i Vetting-ut ?!!! E per me tej, a mundet te vetshpallet Rama flamurtar i kesaj ?!!
Rama ne nje raport te OSBE, denoncohet se ka 200 milion euro pasuri (disa vite me pare). Nderkohe vila-pallat e Rames eshte ne syte e gjithe botes.
Tre here ka mashtruar Rama publikisht per te justifikuar keto pasuri te pajustifikuara. Jane me ze dhe figure mashtrimet e tij. Nje here thote “para emigracioni” pastaj “pasuria e gruas” e pastaj…
Kush e hetoi Ramen per keto? Po hajdutet e tjere te Rames ne qeveri e bashki qe kane marre vetem rroga ne administrate dhe sot kane pasuri perrallore?!