Mirela Kumbaro me pjatat me mish para ia merr isos, Tërmeti ja mban…

Mirela Kumbaro është filmuar në një drekë me miq dhe bashkëpuntorë. Në krahë të krybashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçi, ajo shihet duke kënduar labçe. Kumbaro ka vizituar qytetet turistike të Shqipërisë duke inspektuar përgatitjet për sezonin veror dhe është ndalur në Gjirokastër e Tepelenë, ku shfaqet me dy kryebashkiakët, atë të Gjirokastrës Flamur Golemi dhe të Tepelënës Tërmet Peçi si dhe dy këngëtarët Arjan Shehu dhe Juli Çenko.

Ka qenë këngëtarja Juli Çenko që ka publikuar momente nga kjo drekë, e cila ka falënderuar ministren dhe kryetarët që ishin pjesë e tryezës duke kënduar këngët e krahinave të tyre.

Falënderojmë ministren zj. Mirela Kumbaro dhe dy kryetarët e bashkive Gjirokastër e Tepelenë, z. Flamur Golemi dhe z. Tërmet Peçi, që kënduan së bashku me ne traditën e bukur të polifonisë të krahinave të tyre!”, shkruan Çenko./Dosja.al

 

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply