Gazetari-Ramës: Si ndjehesh kur sulmon drejtësinë me Ulsiun e dosjes 184 në krah?

Kryeministri Edi Rama u vendos në siklet nga gazetarët në konferencën për shtyp, ku sulmoi ashpër drejtësinë. Gazetarët kërkuan të dinë prej tij se përse kërkon që të hetohen dosje të caktuara nga drejtësia e re, por nuk kërkon të hetohen dosjet që lidhen me manipulimin e zgjedhjeve.

Kur gazetarët i cituan dosjet 339 dhe 184, Rama sulmoi gazetarët duke thënë se, janë ata që kanë inkriminuar PS-në dhe zyrtarët e saj.

Më tej, gazetari i A2CNN e pyeti Ramën se si ndjehet kur sulmon drejtësinë, ndërsa në krah ka Ulsi Manjën, emri i të cilit ka dalë në dosjen 184 për manipulimin e votave në Dibër. Në përgjim, Manja i premton favore Robert Aga, shefit të komisariatit për blerje votash dhe i thotë se së bashku do bëjnë punë më të mëdha, pyeti gazetari.

Rama u vendos në vështirësi dhe sulmoi personalisht gazetarin:

Edi Rama: Pse qesh kur reciton këtu?

Gazetari: Etikën profesionale nuk mund të ma mësoni ju. Nëse në pikturë mësohet më shumë etikë se në gazetari, atëherë po.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply