1 milionë e 200 mijë euro vetëm për biletat, Ceka denoncon vjedhjen skandaloze në Butrint

Arkeologu Neritan Ceka i ftuar në studion e “Opinion” foli për Butrintin, administrimin e tij.

Sipas Cekës, Butrinti është një pronë që sjell shumë të ardhura dhe duhet të administrohet me një bord publik.

A duhet ta marrë shteti apo është mirë kështu si është?

Ceka: Kanë investuar 1 milion e 200 mijë euro për biletarinë dhe nuk ka funksionuar. Le ta marrë dhe djalli.

Cilat janë rreziqet e reja të këtij projekti?

Nuk ka rrezik, vetëm duhet të administrohet mirë. Komuniteti aty duhet të përfaqesohet. Nuk kemi pse të marrim studiues nga jashtë për Butrintin, specialistët më të mirë janë këtu në vend.

Ne kemi bërë ekspedita me ekspert të shumtë. Në Butrint kemi dy ekspedita një amerikano -shqiptare dhe një amerikano -gjermane.

Ndërhyrja e kryeministrit është fatale, duke kërcënuar se ligjin do e miratojë si e ka fondacioni, tha Ceka.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply