Nuk kanë as zyra për prokurorët, Kraja i përgjigjet Ramës

Kreu i KLP-së Arben Kraja po raporton në KLP për punën për vitin që u mbyll, 2021-shin. Ai u pyet për deklaratat e politikës në përgjithësi dhe kryeministrit Edi Rama në veçanti për të hetuar Sali Berishën dhe Ilir Metën. Kraja tha se është i ndërgjegjshëm për presionet, por shtoi se prokurorëve u ka thënë që të jenë korrekt me ligjin.

“Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat.

Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne. Në lidhje me pyetjen e dytë, unë mendoj se ne punojmë në koherencë me BKH. Oficerët janë të rinj, por po mësojnë.

BKH është trup e pavarur në funksion të SPAK. Ideja është për një institucion të përbashkët që bën një produkt. Hap pas hapi jemi munduar ta konsolidojmë. Te zgjedhja e personelit na është dashur shumë punë, energji. Janë me vullnet të jashtëzakonshëm për të punuar. Nga ana profesionale akoma nuk janë aty ku do të donim, pasi vijnë nga fusha të tjera.

Por me rëndësi për mua është që kanë vullnetin, do shtohet numri i tyre, trajnimet, mbështetja e prokurorëve. Kemi problem ambientet, por numri i madh në organik e bën të pamundur qëndrimin. Presim të marrim një objekt diku aty afër për të sistemuar të gjithë. Kemi ngritur një komision mbikëqyrës për BKH” tha ai.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply