Akti ç’njerëzor për të mos dënuar masakrën e Srebenicës, Berisha: Jeni të tretët në botë

“A jeni shqiptarë ju apo jo?! Si mund ta bëni një veprim të tillë?! – ishin fjalët me të cilat iu drejtua sot i revoltuar, ish-Kryeministri Sali Berisha, deputetëve të PS që nuk pranuan të njohin me rezoltutë, genocidin serb në Srebenicë të Bosnjë Hercegovinës, akt që e rreshtoi Shqipërinë me Serbinë vet, Rusinë dhe Bjellorusinë.

“Tipari më kardinal i narkoshtetit u shfaq sot në këtë palament: refuzimi i denoncimit të genocidit serb në Srebenicë, – tha Berisha në foltoren e parlamentit, – të cilin e ka dënuar Parlamenti Europian, Kongresi i SHBA e çdo vend tjetër i lirë përveç Serbisë, Bjellorusisë dhe Vladimir Putinit!

U bashkuat sot me ta në aktin më të turpshëm, më të paimagjinueshëm, duke qenë vetë komb që ka pësuar genocide ciklike që nga 874-a deri në vitin 1999!

S’e ngritët dot dorën sepse “Dirigjenti” nuk iu lejon, sepse civiliteti ju mungon!

Cilido që të ishte urdhri, ai që vihet përballë gjenocidit, i cili shënon kulmin e krimeve, vrasjeve përdhunimeve – të gjitha së bashku, ju çuat ato kartona të kuq duke u bërë qenie me të zeza se kurrë në jetën tuaj!

Ç’është ajo mor?!A jeni shqiptarë ju apo jo?! Si mund ta bëni një veprim të tillë?!” – shprehu ai habinë e pëzier me zemërim.

E ndërsa Berisha vazhdoi fjalën, Zv.kryetarja e Kuvendit i mbylli mikrofonin: “Mbaroi koha juaj për replikën, z. Berisha! Ju lutem uluni.

Berisha: Një minutë! Se kjo është e vlefshme edhe për ju, zonjë!

Zv.Kryetarja: Jo, uluni, dy minuta është koha për replikë, nuk është më shumë.

Berisha vazhdoi pa mikrofon…

Zv. Kryetarja: Zotëri, lironi foltoren dhe uluni, fjala është një koleg tjetër tani, z. Çollaku e ka fjalën.

Por, ish-kryeministri Berisha e çoi deri në fund denoncimin dhe akuzën e tij, e cila, edhe pse nuk u kap nga kamerat, u dëgjua plotësisht nga deputetët socialistë të pranishëm në atë seancë: “Ky është akti më i turpshëm!”

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply