PS rrëzon rezolutën për genocidin serb/ Berisha: Ç’mund të presësh nga një skllav i Vuçiç?

Kuvendi i Shqipërisë nuk e miratoi një rezolutë të propozuar nga demokratët për të dënuar gjenocidin serb në Bosnje.

Vendimi skandaloz i Kuvendit solli reagimin e ashpër të liderit historik demokrat, Sali Berisha.

“Votuat sipas urdhrit të Aleksandër Vuçiç. Ju shkelmuat mbi gjakun, jetën e 8 mijë burrave të pafajshëm të Bosnjës. Votuat duke shkelmuar jetën e dhjetëra në mos qindra mijëra shqiptarëve që ranë për t’u bërë të pavdekshëm nga gjenocidi serb.

Por ç’mund të presësh nga një trafikant, nga një kryetar organizate kriminale, skllav i Aleksandër Vuçiçit?

Ai çdo gjak mund të ketë në dejet e tij, përveç gjakut shqiptar. Si mund të silleni si kope? Si mund të bëni ju si shqiptarë një votim të tillë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Cili kriminel e bëri Dumanin me 3 apartamente dhe pse hesht kreu i SPAK?

Dumani zotëron apartament në Yzberisht blerë në 2015. Dumani ka në pronësi një apartament me …

Leave a Reply