Berisha në Kuvend: Të dënohet masakra e Srebrenicës! Vuçiç, frymëzues i genocidit serb

Ish-Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot që Kuvendi i Shqipërisë të dënojë genocidin serb në Bosnjë, nduke mbështetur një nismë të deputetëve të PD-së dhe në fjalën e tij ka theksuar se kjo nismë nuk synon të ndëshkojë gjeneratën e serbëve të sotëm, por udhëheqësit si Presidentin Aleksandër Vuçiç, një frymëzues i genocidit e madje “një Putin i Vogël”.

“Nisma e deputetëve të PD për të dënuar genocidin serb në Bosnjë, është një nismë që synon nderimin e tetëmijë viktimave të Srebenicës, në tërësi burra dhe djem të besimit mysliman, boshnjakë, të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB dhe për t’u mbrojtur.

Pa synim të shpreh nderimin për viktimat e kësaj barbarie më të madhe, pa synim të dënoj një akt të pashembullt që nga përfundimi i Luftës II Botërore, burra, djem u grumbulluan në një kamp të mbrojtur nga OKB, por pavarësisht nga kjo për shkak të dobësive ekstreme të mbrojtësve të tyre, aty u zhvillua kasaphana më e madhe. Ata që arritën të shpëtojnë nga kampi, u ndoqën pyjeve të Bosnjës dhe u ekzekutuan.

Nuk ka asnjë synim ndëshkimor këtu ndaj gjeneratës së serbëve të sotëm, por pa diskutim, udhëheqësit aktualë me në krye Aleksandër Vuçiç janë ndër arkitektët e këtij genocidi.

Vuçiç është i regjistruar me zë të figurë tek thotë në parlamentin e vendit të tij dhe jo vetëm në parlamentin e vendit të tij se për çdo serb duhet të vriten 100 myslimanë – parimi klasik i genocidit të bazuar në urrejtjen fetare.

Por ne kemi një detyrim po kaq madhor për të dënuar këtë genocid që theksoj se është sanksionuar në dy vendime të gjykatave më të mëdha të kohës. Pra, në rrafshin juridik ky është genocid universalisht i faktuar dhe i pranuar nga mbarë vendet e qytetëruara.

Duhet t’u them vetëm një moment: në rast se Ballkani sot ndodhet në këtë situatë, në rast se Ballkani nuk ecën drejt BE-së, një nga shkaqet më madhore është qëllimi i gabuar i komunitetit ndërkombëtar ndaj Aleksandër Vuçiç, i cili është frymëzues i genocidit serb dhe, pa njohur genocidin Serbia, ky njeri është një Putin i vogël, i gatshëm t’i ripërsëritë ato në çdo kohë”.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply