Putin nis hakmarrjen ndaj krerëve të ushtrisë për dështimin në Ukrainë

Enton DOÇI (Lyon)

Burime nga zyrtarët ukrainas pranë presidentit Volodymyr Zelensky konfirmojnë se Vladimir Putin, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, ka nisur hakmarrjen ndaj zyrtarëve të lartë të ushtrisë së tij për dështimin me ofensivën në Ukrainë.

Sipas veteranit të inteligjencës ukrainas, Oleksiy Arestovych, “viktima” e parë e furisë së Putin është gjenerali Valery Gerasimov i cili raportohet të jetë pezulluar nga detyra, ndërkohë që një grup oficerësh janë shkarkuar nga pozicionet e tyre madje disa prej tyre dhe janë arrestuar, raporton a2news.

Gjatë një bisede me disidentin rus Mark Feygin, Arestovych u shpreh se sipas informacioneve paraprake, Gerasimov është pezulluar de-fakto dhe i janë lënë disa ditë kohë për të rregulluar gjërat.

“Komandanti i regjimentit të parë të tankeve të distriktit ushtarak perëndimor, gjeneralt Sergei Kisel gjithashtu është arrestuar dhe shkarkuar pasi kontigjenti i parë i tankeve u shkatërrua pranë Kharkivit “, shtoi Arestovych.

Dy komandantë të tjerë të ushtrisë janë shkarkuar për shkak të humbjeve të mëdha në fushën e betejës, sipas informacionit të lëshuar në një kanal Telegram të drejtuar nga ministria e brendshme ukrainase, e cila gjithashtu pretendonte se komandanti i flotës së Detit të Zi është shkarkuar dhe arrestuar dhe zëvendësadmirali i tij është vendosur nën hetim.

Arestovych theksoi se informacioni i tij është paraprak, por bazohet në faktin se Gerasimov nuk mori pjesë në paradën së Ditës së Fitores që u mbajt në Moskë.

About Redaksia

Check Also

Vala “Trump”, liberali Trudeau drejt shkarkimit nga Parlamenti

Kreu i partisë kanadeze në pushtet tha të premten se do të votonte në favor …

Leave a Reply