Berisha: Basha bënte një protestë, i binte telefoni, të nesërmen i shuante!

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi këtë pasdite nga qyteti i Elbasanit se, Lulzim Basha me një të rënë të celularit i anulonte protestat e qytetarëve.

Berisha deklaroi se Basha ishte problematik për protestat pasi i shuante kundër kauzës së qytetarëve.

“Për fat të keq, në vend që të na thërriste të mbushnim sheshet dhe t’i thonim ne zgjedhjet nuk t’i falim, të qëndronim në Tiranë derisa të përmbysnim zgjedhjet, në mënyrën më të papërgjegjshme, shpalli fushatën e vet elektorale për t’u zgjedhur kryetar.

Para se ta bënte këtë e thirra, për protestat ishte problematik, bënte sot një protestë, i binte telefoni, të nesërmen i shuante, i them, tani provat i kemi, 900 mijë patronazhistë, ky është sistem, që kur u hoq sistemi skllavopronar, ata e vendosën që t’i manipulonin skllevërit përsëri dhe e kanë përdorur edhe diktaturat komuniste”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply