Protesta, qytetarët kundër koncesionit të Butrintit: E njëjta skemë si me inceneratorët

Vendimi i qeverisë për të kaluar qytetin e lashtë të Butrintit tek privati ka shkaktuar indinjatë qytetare.

Dhjetëra persona kanë protestuar kundër vendimit të ministrisë së Kulturës e cila ka vendosur që siti antik të jepet me koncesion.

Qytetarët të revoltuar shprehen se shteti duhet të sigurohet që ta mbrojë këtë trashëgimi kulturore dhe jo t’ia japë në administrim një fondacioni jo shtetëror.

Ekspertët e mjedisit janë kundër koncesionit për menaxhimin e Butrintit pasi, sipas tyre, duket qartë se po jepet me të njëjtën skemë të përdorur me atë të Inceneratorëve

Pavarësisht protestave dhe reagimeve që ka pasur në rang kombëtar kundër konçesionit Ministria e Kulturës dhe qeveria Shqiptare, duket e vendosur për të çuar përpara koncesionin e Parkut të Butrintit, që gjeneron mijëra të ardhura në vite në buxhetin e shtetit.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply