Berisha: Blinken jo anti-shqiptar, Rama dhe Soros po

Ish-Kryeminisri Berisha deklaroi nga Elbasani se kishte bindjen se Blinken nuk ishte anti-shqiptar, porse Soros dhe Rama janë plotësisht të tillë dhe se punojnë kundër interesave të shqiptarëve.
Berisha e ilustroi këtë me votën kundër të Ramës dhe mazhorancës së PS kundër rezolutës së genocidit serb në Bosnje.Berisha tha se sot është dita kur çdo shqiptar duhet të bëhet shpëtimtar i vendit të tij.

Berisha theksoi se nuk mund t’i linte një turp të tillë familjes, dhe kombit.
“Nuk mundet që unë t’i lija vetes time, familjes time, kombit tim një turp të tillë. Më motivonte krenaria e të qenit shqiptar. Unë pres sot nga ju, qe të jepni sugjerimet tuaja se çfarë duhet të bëjë PD, për të bind shqiptarët të mbrojmë interesin tonë kombëtar. Tokë dhe vend me potencialet e këtij vendit nuk ekziston mbi tokë.”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply