Berisha: Rama ka interesa meskine, sherri nuk është Beograd-Tiranë, por Tiranë-Prishtinë

Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatw një takimi me demokratët e Elbasanit, tha se, qeveria e Ramës nuk e ka sherrin me Beogradin e Vuçiçit, por me Prishtinën.

Sipas Berishës Rama ka interesa meskine dhe nuk është për të mbrojtur interesin kombëtar të vendit.

“Bashkohet me njerëz që mund të kenë marrëveshje të fshehtë, kanë interesa meskine, s’kanë interesa kombëtare dhe dashuri.

Na pjestojnë për dy në vend që të na shumzojnë për dy. Dy vende të lira, bëjnë dy herë mundësi për shqiptarët dhe për të bërë dy herë fuqi më të madhe.

Sherri nuk është Beograd-Tiranë, por Tiranë-Prishtinë. Shembulli më i papranueshëm të themi të vërtetën.

Shkelmohet interesi kombëtar. Ne nuk duhet të lodhemi, por të bëjmë gjithçka për të qartësuar shqiptarët ta duan më shumë kombin”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply