Berisha-Ramës: Hajde firmosim një ligj që ta heqim parashkrimin për kryeministat

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka sfiduar sërish kryeministrin Edi Rama për të hequr parashkrimin e veprave penale për kryeministrat.

Nga takimi i tij me demokratët në Elbasan, Berisha ka theksuar se kjo nismë do të ecë pasi kryeministri nuk mund të qëndrojë mbi ligjin, pasi në këtë rast ligji hidhet në erë dhe për qytetarin.

Hajde pak ta firmosim një ligj në parlament që ta heqim parashkrimin për kryeministat, burri-burrit, kjo nismë do të ecë. Kur kryeministri nuk qëndron nën ligjin, ligji hidhet në erë dhe për qytetarin nuk funksionion ligji. Ne si parti i kemi në dorë të gjithë mekanizmat për ta transfomuar, por kushti i kushtit është të bindim çdo shqiptar që interesi kombëtar është ylli ynë polar që do të na udhëheqë në çdo hap”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply