Berisha thirrje sipërmarrësve: Largohuni nga bordet, po mbroni një qeveri që vjedh

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje sipërmarrësve të largohuni nga bordet.

Berisha u shpreh se Bordet e ngritura janë një turp, duke theksuar se anëtarët e këtyre bordeve po marrin një rol të shëmtuar dhe po mbrojnë një qeveri që vetëm vjedh qytetarët.

“I bëj thirrje të mos pranojnë një regjim të tillë. E mbyll me një thirrje për të gjitha anëtaret e Bordeve, largohuni, braktisini sepse po merrni rol të shëmtuar të një qeverie që vetëm vjedh dhe vetëm vjedh, ju garantoj. Çfarë biznesmensh jeni ju që pranoni në interes të një qeverie dhe një njeriu që vjedh, t’u caktoni shqiptarëve çmimet. Nga buron kjo fuqi? Ndaj me praninë tuaj në borde mund të fitoni lehtësira dhe të merrni dhe zarfe, por turpëroni veten tuaj dhe bëheni përgjegjës para ligjit për këtë veprimtari që kryeni. Çmimet po rriten. Bordet po përligjin qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë ndaj rritjes së tyre. Ka vetëm një qëndrim kur rriten çmimet, indeksimi dhe vetëm indeksimi. Zonja dhe zotërinj që vini në borde, s’mund të jeni ju indeksimi. Ju shkelmoni. Tërhiquni, gabuat. Ligji do të jetë ligj. Ju garantoj se sot Edi Rama ju ka garantuar ju, por përgjegjësia do të jetë më e madhe për ju. Ndaj në emër të PD, ju kërkoj që të largoheni.

(BalkanWeb)

About Redaksia2

Check Also

Eurostat:1.1 milionë shqiptarë u larguan nga vendi në 10 vite, Berisha-Ramës:Shpopullimi krimi yt madhor

Sali Berisha Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionarëve të pamposhtur të lirisë, dinjitetit, …

Leave a Reply