Konfirmohet skandali i denoncuar disa ditë më parë nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.
Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, Shkolla e Magjistraturës në vend po kthehet në një fole të Partisë Socialiste. Fituesit që po pranohen në këtë shkollë janë në shumicë nga administrata publike, e njohur si një strofull e militantëve socialistë.
Ky skandal është konfirmuar tani që është publikuar edhe zyrtarisht lista e fituesve. Shumica e tyre vijnë nga administrata.
Në 5 maj, Shkolla e Magjistraturës shpalli 81 fituesit e vitit 2022-2023, të cilët do jenë magjistratët, gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm të sistemit të drejtësisë. Edhe këtë vit asnjë zhgënjim. Gjysma e prurjeve dhe “karrierave” të fituesve vijnë nga shteti dhe administrata. Dy drejtoresha të Shkollës së Magjistraturës janë ndër fitueset kryesore, fakt që mbush me pikëpyetje procesin “transparent” që u zhvillua në dy faza. Hapja e zarfeve me emrat fitues u bë në sytë publik të rrjetit social Facebook.
Korrigjuesi kryesor i provimit ishte ish-gjyqtari i Apelit Administrativ Amarildo Laçi, i larguar me “dëshirë” nga procesi i vetingut, për të nxjerrë gjyqtarët e ardhshëm që do zëvendësojnë atë vetë në sallat bosh të gjykatave.
Përveç “fëmijëve” të administratës, fëmijë të tjerë pedagogësh magjistrature, avokatësh të njohur, ish-gjyqtarësh apo ish-prokurorësh mbushën radhët e fituesve këtë vit.
- Laura Mehmetllari- Shkolla e Magjistraturës
2. Pandorela Kaçori- Shkolla e Magjistraturës
3. Alba Meta- Ministria e Drejtësisë
4. Arta Gjoni- Ministria e Drejtësisë
5. Bora Shaholli- Ministria e Drejësisë
6. Ketjona Kaçupi- Ministria e Drejtësisë
7. Klobeta Zylyfi- Ministria e Drejtësisë
8. Malbora Dinaj- Ministria e Drejtësisë
9. Renata Kocaqi- Ministria e Drejtësisë
10. Majlinda Myftaraj- Ministria e Brendshme
11. Emiljano Hajna- Ministria e Brendshme
12. Blerina Karaj- Ministria e Brendshme
13. Migena Kurti- Ministria e Brendshme
14. Ismet Dervishi- Ministria e Bujqësisë
15. Jona Biba- Ministria e Mjedisit
16. Enkelana Shala- Ministria e Mjedisit
17. Donald Kota- Ministria e Energjisë
18. Elisa Çela- Ministria e Financave
19. Denis Frroku- Bashkia Lezhë
20. Arnaldo Biçoku- Bashkia Elbasan
21. Eva Selami Zeneli- Prefektura Elbasan
22. Iva Hoxha- Bashkia Krujë
23. Jola Sado- Bashkia Tiranë
24. Gerando Skreli- DAP
25. Lorela Kodra- DAP
26. Embro Ahmetaj- Avokatura e Shtetit
27. Ferdi Grapshi- Avokatura Shtetit
28. Aurora Vorfi- Drejtoria e Tatimeve
29. Elarinda Xhindi- Drejtoria e Tatimeve
30. Lixhers Mali- Drejtoria e Tatimeve
31. Kushtrim Elezaj- Drejtoria e Doganave
32. Bruno Hoxha- ASHK
33. Miklevana Qema- ATP
34. Denada Xhera- AMF
35. Enea Sheqi- ISHMT
36. Ilda Shebegu- DPSHTRR
37. Klaudio Gica- AKU
38. Masila Lulaj- Instituti i Statistikës
39. Oltion Vathaj- Agjencia Kombëtare Diaspora
40. Romena Ali Qamo- QKB
41. Skerdi Sinanaj- DPPPP