Tare rrëzon Ramën për Butrintin: UNESCO nuk lejon administrimin nga Fondacioni

Eksperti dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare vijon që të kundërshtojë nismën e qeverisë për të kaluar administrimin e Butrintit te fondacioni shqiptaro-amerikan. Tare shkruan se, Konventa tregon qartësisht se, Fondacioni nuk mund të jetë administrator por nxitës të donacioneve për Qendrat e Trashëgimisë Kulturore.

“FAKT. Ne Ndihme te Ministrise se Kultures dhe Komisionit te Mediave per ceshtjen BUTRINTI, me poshte mund te lexoni nenin 17 te Konventes se Parisit te 1972 UNESCO.

Qartesisht kjo Konvente thote se Fondacionet nuk mund te jene administratore por nxitese te donacioneve per qendrat e Trashegimise Kulturore. PIKE

Për menaxhimin e Parkut të Butrintit, Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi. Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia.

Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes”, shkruan ai.

May be an image of text

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply