Mediu: Opozita me kandidat të përbashkët për Presidentin

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pas takimit me Taulant Ballën për negociatat për presidentin e ri, u shpreh se me shumë mundësi, të hënën do të shkohet pa një kandidat në Kuvend.

Sipas Mediut, është absurde që politika të përjashtojë politikën. “Si ‘Aleancë për Ndryshim’ kemi vendosur që propozimet do ti bëjmë brenda opozitës, jashtë opozitës asnjë qëndrim. Unë nuk i ndaj as të rithemelimit apo ca emri i vini ju. Të gjithë deputetet duhet të marrin pjesë me një kandidat të përbashkët. Kam folur dje edhe me Bylykbashin, Boçin, Alibeajn, koleget e grupit aleanca për ndryshim dhe ky ka qenë qëndrimi ynë, duhet të kemi një qëndrim të përbashkët për kandidat dhe me pas t’ia paraqesim mazhorancës.

Siç e shikoj nuk do ketë kandidat ditën e hënë. Është absurde që politika të përjashtojë politikën, por besoj që nuk mund ta ngushtojmë në një profil të caktuar. Duhet të jemi të gjerë në fusha të ndryshime. Qëndrimi ynë ishte qe ne do të kemi një dakordesi me opozitën për të shkuar të dakordësia me mazhorancën”, tha Mediu.

About Redaksia

Check Also

Blinken ‘dekoroi’ Dumanin me medaljen “McGonigal”

“RD” Në ditët e fundit të tij në Departamentin e Shtetit, Blinken i bëri një …

Leave a Reply