Sekretarja e Bashës padit gazetarin e RD

Jonila Godole më ka paditur për “shpifje”(?!)

Nga Rexhep POLISI

Sapo më solli korrieri një Fletë-Thirrje për në gjyq. Mbeta i befasuar kur lexova se, padia është bërë nga Jonila Kasem Godole për shpifje. Padia e ish-Sekretares për të Përndjekurit Politikë në PD, Jonila Godoles është bërë pas shkrimit tim, “Cili është misioni i Godoles në PD”, publikuar në gazetën RD dhe në disa portale.

Po ta lexosh me vëmendje shkrimin, aty nuk ka asnjë fyerje apo shpifje, por mesa duket Jonila shpreson se, duke më paditur do të më mbyllë gojën që të mos them të vërtetën. Në fakt Godole e paska mirëmenduar gjithçka sepse ka zgjedhur edhe gjyqtarin Artan Gjemeni, i cili njihet për gjyqet që ka zhvilluar ndaj zyrtarëve të opozitës dhe për zellin e tij për t’i dënuar ata.

Padyshim që do të përballem me Godolen në sallën e gjyqit, por më vjen çudi se si Gjykata e Tiranës ka pranuar padinë e zonjës ku nuk ka asnjë element të ngritjes së akuzës.

Si ka mundësi që Gjykata pranon me aq zell një padi qesharake dhe nuk pranon paditë e qytetarëve të thjeshtë për ushtrim dhune apo akuza të tjera më të rënda? Si ka mundësi që gjyqi ndaj meje kërkohet të bëhet në një kohë rekord, ndërkohë që në Gjykatë ndodhen me qindra dosje të qytetarëve të thjeshtë që presin prej vitesh për t’u gjykuar, por asnjë gjyqtar nuk i prek me dorë?!

Më poshtë shkrimi për të cilin më akuzon Godole

Cili është misioni i Godoles në PD?

Jonila Godole deklaroi mbrëmë në emisionin “Opinion” se, nuk është anëtare e Partisë Demokratike dhe as nuk do të bëhet ndonjëherë anëtare e kësaj Partie. Ndërkohë Jonila Godole është Sekretare për të Përndjekurit Politikë në PD si dhe anëtare e kryesisë së kësaj Partie e emëruar nga Basha. Të gjithë e dinin se Godiolja nuk kishte asnjë lidhje me ish-të përndjekurit politikë dhe me Partinë Demokratike, por ajo kishte penetruar në PD për një mison, siç deklaroi mbrëmë.

Po cili është misioni i Jonila Godoles në PD?

Është fare e kuptueshme se Godole është futur në PD me orientim të Soros dhe misioni i saj është dobësimi dhe shkatërrimi i Partisë Demokratike. Që ditën e parë që u emërua Sekretare për të Përndjekurit Politikë në PD, Godole doli me një deklaratë publike duke kërkuar largimin e liderit historik, Sali Berisha nga Partia Demokratike.

Godole jo vetëm që jep udhëzime se kush duhet të të largohet nga PD, por edhe bën lista se kush duhet të futet në PD. Me idetë e saj komuniste, janë futur në kupolën e PD njerëz pa kontribute dhe me bindje të majta vetëm e vetëm që ta kenë nën kontroll Partinë Demokratike dhe ta kthejnë atë në një shtojcë të “Rilindjes”.

Jonila Godole u emërua Sekretare për të Përndjekurit Politikë në PD, por edhe pse mban këtë funksion ajo e ka shfaqur hapur alergjinë që ka për për ish-të përndjekurit dhe burgosurit politikë. Kjo shtresë e përvuajtur dhe masakruar nga diktatura e ka shprehur hapur se nuk e gjen veten te Godolja dhe ata që e rrethojnë Godolen. Asnjë nga kjo shtresë nuk i afrohet Godoles dhe të gjithë kanë alergji prej saj!

Godole nuk ka bërë asnjë aktivitet për të ish-të përndjekurit politikë dhe as ka për të bërë ndonjëherë se qëllimi saj nuk është bashkimi i të djathtës dhe shtresës së të persekutarve nga diktatura, por përçarja dhe përbuzja ndaj tyre.

Jonila Godole nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Ajo vjen nga një familje komuniste që ka goditur atë shtresë që gjoja ajo “përfaqëson” në Partinë Demokratike. Babai i saj ka qënë oficer kufiri në Sarandë në kohën e diktaturës. Dihet se oficerët në pikat kufitare përzgjidheshin nga regjimi, ata ishin njerëzit më të zellshëm dhe më të besuarit e partisë-shtet që t’i shërbenin diktaturës.

Godolja që në moshën 17 vjeçare, siç deklaroi vetë mbrëmë në “Opinion”, ka nisur punën si gazetare dhe i ka shërbyer me devotshmëri Partisë Socialiste dhe luftës të pakursyer kundër PD dhe liderit historik Sali Berisha.

Tani Godole flet edhe për të ardhmen e PD(?!) Por Godolja para se të flasë për të ardhmen e PD duhet të flasë për të shkuarën e saj dhe të kërkojë falje për nxitjen e revolucionit komunist në vitin ’97 me shkrimet e saj kriminale!

Një nga shkaqet që demokratet sot urrejnë Bashën është edhe Godole sepse u emërua Sekretare për të Përndjekurit Politikë në PD ndërkohë që nuk ka asnjë lidhje me të persekutuarit sepse rrjedh nga nje familje komuniste dhe i ka shërbyer dhe i shërben PS-së.

Godolja u emërua edhe anëtare e kryesisë së PD ndonese nuk është anëtare e PD dhe nuk ka votuar asnjë herë për PD. Si mund të reformohet PD me komunistë?!

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "RR 037 849 REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR TIRANE mẽ 10.05.2022 Thirret FLETE-THIRRJE Rexhep RexhepPoli Adresa Lagjia Nr.14,Rruga "Pandi Raidhi" Nd.5,Hyrja 012 Tirane,n Tẽ paraqitet para kesaj gjykate mẽ date 20.06.2022 ditën hëne ora 09:30 pèr t'u dëgjuar si akuzuar nẽ 1) Körkesën Penale me tẻ Dëmtuar: Jonila Kasem Godolja (Godole dhe me akuzuar Rexhep Osman Polisi etj pèr Shpifja kundër Mosardhja shkakton pasojat sipas ligjit Dhoma Penale Vèrtetoj se letër thirjen (3) ta komunikova GJYQTARI Artan Gjermeni OR- dhe se vënë ketu poshte eshte tij. DESHMITARET HIV MARRESI FTUESI"

About Redaksia

Check Also

Alarmi në VOA: Liria e fjalës e rrezikuar në Shqipëri, gazetarët po kërcënohen

Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes publike, që prekin gazetarët …

Leave a Reply