Berisha: Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme, por këto potenciale po plaçkiten!

Ish-Kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij me demokratët e Fierit, ka theksuar rëndësinë e interesit kombëtar për shqiptarët si kushti i të gjitha kushteve, pasi vendi është duke u braktisur nga shqiptarët.

Sipas Berishës, shqiptarët po lënë tjerr tokat e tyre dhe po punojnë te fermerët grekë pasi aty janë kushtet më të favorshme.

Berisha tha se, Shqipëria ka të gjithë potencialin për ta nxjerrë secilin prej qytetarëve të saj nga mjerimi dhe të begatohet gjithnjë e më shumë

Berisha: Është një thirrje e brendshme që ta duam më shumë këtë vend. Ta mbrojmë interesin tonë kombëtar, si kusht i të gjitha kushteve për të ndaluar këtë rrokullisje. Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme por këto potenciale po grabiten, po plaçkiten. Një mik i imi shkoi në Çarshovë dhe katër pesë shpi ishin bosh dhe ai miku më tha se shko dhe zgjidh një dhe fli. Po ku janë këto i pyeti dhe ai i tha se shkojnë dhe punojnë në Greqi. Punonin në tokat e fermerëve grekë, tokat e tyre të njëjta me fermerët grekë, por fermeri grek kishte rrugën, kishte ujin, kishte policinë kishte shkollën, qëndrën shëndetësore, kurse aty sikur të ishte toka e askujt.

Ne nuk do të pajtohemi me këtë politikë të tillë. Nuk e kemi të lehtë detyrën, e kemi të vështirë pasi kemi të bëjmë me një shtet që nuk njeh ligjet, por ju garantoj se po të bindim çdo ditë shqiptarët që ta duan vendin e tyre, interesin kombëtar, ta mbrojmë si kushtin e kushteve, për ta ndaluar këtë rrokullisje, Shqipëria ka të gjithë potencialin për ta nxjerrë secilin prej qytetarëve të saj nga mjerimi dhe të begatohet gjithnjë e më shumë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply