Edhe Ervin Salianji e ka të qartë se kush e ka shumicën në Partinë Demokratike. Duke folur në lidhje me procesin e zgjedhjes së kryetarit të PD, Salianji ka thënë për News24 se, nuk ka dyshime se kush do të jetë fitues mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kandidatit tjetër Ibsen Elezi. Salianji tha se, janë demokratët ata që duan që PD të drejtohet nga Sali Berisha.
Pjesë nga intervista
Ervin Salianji: Me gjithë respektin por tek kjo pjesë e rëndësishme është pjesa fituese në raportim shumicë pakicë sepse Berisha bëri një betejë thuajse personale. Nuk ka dyshim se kush do të jetë fitues.
A e ka shumicën në PD Berisha?
Ervin Salianji: Po, por ka një diskutim se nëse qendrojmë në palë, nga Berisha dhe Rithemelimi, sado e madhe të jetë mbështetja, a bëhet dot fituese PD-ja?
A jemi në kushtet që duhet bërë një proces që mos mbeten jashtë qindra demokratë dhe të mos hidhet poshtë kontributi i atyre që kanë kontribuar me vite?
Mbi bazën e tyre vjen ajo që a e njeh pakica shumicën. Nuk mund të ketë dhunë të pakicës, por duhet ruajtur nga tirania e shumicës.
A e ndryshon një vendim gjykate situatën në PD?
Ervin Salianji: Vendimi mund të ndryshojë situatën ligjore të PD, por jo atë faktike. PD për fat të keq përfundoi në një situatë kur doli parti e 3 pavarësisht siglës dhe alternativave si trupë politike. Duhet marrë më e mira nga gjithçka që të bashkohet.