Berisha: Më 6 mars në Shkodër fituan idealistët! Përpjekja jonë ishte epike!

Ish-Kryeministri Sali Berisha i cili më 22 maj garon për kryetar të Partisë Demokratike pas takimit me demokratët e Lezhës, ka takuar edhe ata të Shkodrës teksa shpalosi platformën e tij për drejtimin e selisë blu.

Berisha tha se Shkodra më 6 mars u shndërrua si diamante e fitores së përpjekjeve epike të burrave dhe grave idealistë që nuk u pajtuan me një Shqipëri pa opozitë.

“Nuk u pajtuan me përpjekjen e autokracisë shqiptare për të shndërruar PD-në në një kallp-opozitë. Qëndruan në lartësinë e idealeve të tyre, interesit kombëtar të shqiptarëve.

Për një komb që ka vuajtur nga tirania më e egër, vetëkuptohet që demokracia dhe sistemi demokratik janë më të çmuar dhe më jetik. Përpjekja jonë ishte epike. Përshkoi një rrugë të vështirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pse nuk i sekuestrohen pasuritë?/ Lidhjet e baronit të drogës Ervin Mata me deputeten e PS

Pas 10 vitesh i paprekur nga policia dhe drejtësia shqiptare, pas më shumë se 2 …

Leave a Reply