Berisha: PD do vazhdojë të dëmshpërblejë çdo detyrim për ish-të burgosurit politikë

Ish-Kryeministri Sali Berisha i cili më 22 maj garon për kryetar të Partisë Demokratike sot ka zhvilluar një takim me demokratët e Lezhës teksa shpalosi platformën e tij për drejtimin e selisë blu. Berisha tha se PD ekzistencën e saj ja detyron guximit, përkushtimit dhe momenteve më të vështira të të përndjekurve politikë.

“Si parti e lirive dhe të drejtave të njeriut, ish-të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, sakrifikuan më shumë se gjithë të tjerët për liri dhe të drejta. PD do mbetet parti e lirive dhe të drejtave njerëzore.

PD do vazhdojë të dëmshpërblejë çdo detyrim që shoqëria shqiptare ka ndaj tyre. Ky është një proces jetik për moralin e shoqërisë shqiptare. AND-ja e PD janë vuajtjet dhe sakrificat e të përndjekurve politikë. Në shkolla do futet teksti për barbaritë e diktaturës komuniste në Shqipëri. E domosdoshme, të kapitalizohet si ndërgjegje kombëtare ajo që ndodhi me ne”, tha Berisha.

Berisha tha se, Sorosi është mafia më e rrezikshme ndërkombëtare.

“Ne i rikthyem vendit opozitën e vërtetë, i rikthyem pluralizmin, rikthyem Partinë Demokratike. Në këtë rrugë ne kishim vështirësi të mëdha dhe forca e vetme e jona ishte forca e idealeve. Ne kishim kundër një qeveri pa ligj dhe pa moral.

Ne kishim kundër ndoshta edhe mafien më të rrezikshme ndërkombëtare, atë të Sorosit. Censura, kërcënime të ndryshme u bënë ndaj jush”, tha Berisha.

Ai u shpreh se të gjitha këto kanë dështuar. “Ne arritëm në një betejë epike kundër autokracisë, e cila kërkonte të mos kishte opozitë në Shqipëri”, tha Berisha nga Lezha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply