Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një vide, ku disa të rinj kanë shpërthyer me sharje dhe fyrje ndaj Erion Veliajt në New York.
“Kudo qe shkojne vjedhjet i ndjekin nga pas!
Nderim bashkatdhetareve tane! sb, Shkruan Berisha.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka qenë sot në New York ku u përurua rruga ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’. Por ky rrugëtim i Veliajt nuk shkoi ashtu siç ai priste. Disa të rinj dëgjohen duke i hedhur akuza teksa Erion Veliaj fliste.
“O zdroms, o hajdut”! “Hajdut, me çfarë lekësh erdhe, o plehër”, iu drejtuan të rinjtë Veliajt.