Kush paguan? Kokalari: Edhe fotot me Pompeon janë bërë me pagesë, shuma…

Aktivistja e Partisë Republikane, Evi Kokalari u shpreh në Çim Peka Live se ish-Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, erdhi në Shqipëri i ftuar për të mbajtur një fjalim.

Pjesë nga intervista në Çim Peka Live

Evi Kokalari: Fjalimet janë normale, paguhen. Unë e di sa paguhen në SHBA.

Çim Peka: Sa paguhen? 50 mijë euro.

Evi Kokalari: Jo, më shumë.

Evi Kokalari: Unë kam qenë një hap para këtyre gjithmonë. Nuk ka qenë koncidencë pse kam qëndruar kaq gjatë në Shqipëri këtë herë. E dija që 6 javë më parë. Pagesa për fjalime dhe konsulencë është gjëja më normale. Unë i di çmimet e sekretarit Pompeo që merr në Amerikanë.

Çim Peka: Është paguar më shumë se 150 mijë dollarë.

Evi Kokalari: Po. Kontakti me ambasadën është normale. Janë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën. Dija që Pompeo ka qenë target nga këta të Iranit dhe ka qenë një nga shqetësimet më të mëdha, sepse imagjino nëse i ndodh diçka në Shqipëri. Në momentin që vjen, unë kam diskutuar mundësinë e një fjalimi të dytë, për të maksimalizuar produktivitetin dhe unë me ata po diskutoja ça mundësish do të kishte, me stafin më të lartë të Pompeo, dhe unë e dija që këta donin të bënin edhe diçka tjetër. Ka hyrë në lojë Taulanti.

Arjan Curi: Si hyri në lojë Taulanti?

Evi Kokalari: Ata (stafi i Pompeo) i kanë thënë ambasadës mundësinë e një eventi të dytë. Unë i kam thënë nëse do të evitosh çdo problem të mundshëm në Shqipëri, evito opozitën komplet, mos tako asnjë. Gabimi që bëra unë është se nuk mora parasysh se këta mund të ishin në një konferencë. Aty është me pagesë. Edhe fotografitë aty janë me pagesë. Prap ju them se kjo është gjëja më normale në Amerikë. Për eventin e dytë çmimi ishte më i lartë, trefishi i ccmimit që merr Pompeo në New York.

Arjan Curi: Kush e ka paguar?

Evi Kokalari: E ka paguar një person që ka lidhje me Taulant Ballën. Ata kanë mbledhur dhe ftuar ata që kanë dashur ata.

About Redaksia

Check Also

Qeveria do të shpenzojë 12 milionë euro për të luftuar korrupsionin që bën vetë!

Qeveria shqiptare do të shpenzojë 12 milionë euro nga paratë e qytetarëve për të forcuar …

Leave a Reply