Berisha: Nuk do të ketë më kryetar dhe deputet të emëruar nga qendra e partisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur nga Durrësi edhe për proceset e rithemelimit që ka ndjekur PD gjatë këtyre muajve, që nga primaret brenda saj dhe zgjedhja e kryetarëve të degëve dhe strukturave drejtuese. Sipas Berishës, me këto procese është vendosur vota e lirë në themel të PD-së dhe në të gjithë Shqipërinë nuk ke më një kryetar të caktuar të emëruar të mbështetur nga qendra e partisë.

Mendoj se në këtë proces, më e madhja që kemi realizuar kemi vendosur votën e lirë. Nuk them të përsosur, do përsoset por sot këtu në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë nuk ke më një kryetar të caktuar të emëruar të mbështetur nga qendra e partisë. Që të gjithë janë o të propozuar nga ju ose të vetëshpallur sipas rregullave statutore. Çfarë është bërë me këtë? Jo vetëm që i vendosur një fre i plotë kryetaro-kracisë por transformuar përfaqësimi. Dmth. Igli Cara sot është përfaqësuesi juaj dhe ai ju detyrohet juve dhe jo Sali Berishës, nuk i detyrohet kryesisë së PD-së dhe ai e di se e gjithë veprimtaria e tij do të jetë në prozhektorin tuaj. Të gjithë të zgjedhurit do të jenë edhe më të përgjegjshëm. Ne besojmë se me këtë dhe primaret po transformojmë përfaqësimin dhe përfaqësimi është një faktor i rëndësishëm për një vend të lirë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply