Berisha: Legalizimi i kanabisit vrasës për të rinjtë, Rama kërkon të na pakësojë si komb

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar sërish përpjekjet e qeverisë për të legalizuar përdorimin e kanabisit.

Përpara demokratëve të Beratit, me të cilët zhvilloi takimin në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD, Berisha akuzoi Ramën se kërkon të pakësojë numrin e shqiptarëve si komb.

“Dhe tani si goditje mëshire për rininë shqiptare deklaron se do të pyes anketën që e plotëson kryekëput në zyrat e PS, nëse do lejojnë përdorimin personal të drogës apo jo? Ka gjë më vrasëse të lejojmë përdorimin personal të të rinjve. Këtë e bën vetëm një njeri i cili absolutisht përpiqet për qëllime të caktuara të pakësojë, të rrënojë materien tonë kombëtare, identitetin tonë kombëtar, të shkretojë kombin tonë dhe kjo është një thirrje për çdo qytetar shqiptar që duhet të ngrihemi për t’i dhënë fund kësaj situate”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply