Floriana Garo: Një shpifje e ulët e Karlo Malavitës ndaj ish-Kryeministrit Berisha

Anëtar i organizatës kriminale të Ramës, i ushqyer me prona publike, tendera e koncesione

Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo i është përgjigjur shpifjeve të gazetarit Karlo Bolino, se me demek, ish-kryeministri Berisha paska kërkuar të takojë ish-sekretarin Pompeo, e madje kjo paska sjellë shqetësim tek punonjësit e sigurisë në mjediset e Mak Albania.

‘Kjo është një shpifje e ulët e një njeriu të cilësuar nga Z. Berisha si anëtar i organizatës kriminale të Edi Ramës, mbasi me firmën e këtij të fundit, ai ka grabitur tokën e caktuar për ndërtimin e një gjimnazi të një zone prej 50 mijë banorësh’, shkruan Garo në Facebook.

Postimi i plotë i Floriana Garos

Nje shpifje e ulet e Karlo Malavites!

Te dashur miq, njeriu qe genjeu boten se shqiptaret vodhen oren e Presidentit Bush, shperndau sot shpifjen e rradhes, sipas te ciles, ish-Kryeministri Berisha paska kerkuar te takoje ish sekretarin Pompeo, e madje kjo paska sjelle shqetesim tek punonjesit e sigurise ne mjediset e Mac Albania.

Kjo eshte nje shpifje e ulet e nje njeriu te cilesuar nga Z. Berisha si anetar i organizates kriminale te Edi Rames, mbasi me firmen e ketij te fundit, ai ka grabitur token e caktuar per ndertimin e gjimnazit te nje zone prej 50 mije banoresh.

Eshte krejt e qarte se si ne rastin e vizites se Presidentit Bush ashtu dhe ne ate te Sekretarit Pompeo, detyra e Karlo Malavites eshte te genjeje per llogari te atyre qe e ushqejne me prona publike, tendera dhe koncesione.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply